Zonja e Parë e Amerikës mbushi 49 vjeç, por fotoja që nxori në Twitter për këtë rast ngjalli më shumë debate sesa urime.

Në foto, Melania duket e rrethuar nga dhjetëra fotografë me kamera e mikrofonë, të gjithë të përqendruar drejt saj. Ndërsa ajo shfaqet duke e hedhur vështrimin në anën tjetër, me një shprehje enigmatike dhe serioze në fytyrë.

Por kjo foto ngriti shumë pyetje. Disa e përshkruan si të dëshpëruar, disa si të çuditshme. Dhe sigurisht që interneti nuk vonoi të prodhonte dhe meme pa fund,  duke i vendosur montazhe komike nga më të ndryshmet.

FOTO GALERI
2/3
Në maj të vitit 2017, Melnia u shfaq në Sicili me një xhaketë Dolce&Gabana 51 mijë dollarëshe teksa Trump njoftonte planet për të ulur pagesat e shëndetësisë

Top Channel