Foto ilustruese

Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese.

Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të RENEA-s për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Policia ka realizuar shpërthimin me eksploziv, ndërsa ka rezultuar se në këtë pako nuk ka pasur lëndë plasëse.

Top Channel