Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia belge për vjedhjen e banesave dhe pronave është kapur nga forcat e policisë së Kurbinit, në operacionin e koduar “Adriatiku”.

27-vjeçari E.K., banues në Kurbin, rezulton me masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me një vendim të datës 25 prill të këtij viti, për veprat penale të “vjedhjes më shumë se një herë”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave kriminale nga një grup i strukturuar kriminal”.

Operacioni vjen në vazhdën e zhvillimeve policore me bashkëpunim ndërkombëtar, si pjesë e operacionit të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal hajdutësh në Belgjikë, rezultat i të cilit janë 8 të arrestuar, 3 prej të cilëve në Shqipëri.

Top Channel