Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët, në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë e shërbimeve zjarrfikëse, si dhe forca të policisë.

Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Top Channel