Të gjithë duan punë në shtet/ Për një vend pune deri në 22 aplikime

26/04/2019 15:19

Të punosh në administratën shtetërore është një ëndërr që e kanë shumë persona. Për një vend pune ka me dhjetëra aplikantë, megjithëse në shtet pagat janë më të ulëta se në sektorin privat, të paktën për punët e nivelit të mesëm apo menaxherial. Por ndërkohë në shtet ka disa përfitime të tjera…

Shqiptaret lakmojnë të punojnë në shtet. Ky është një mentalitet i trashëguar që ruhet i fortë edhe sot.

Rekordi u arrit në 2018-ën kur për një vend pune në shtet pati 22 aplikantë.

20 % e të punësuarve të vendit tonë i përkasin sektorit buxhetor. Pjesa tjetër sektorit privat, jofitimprurës, profesionet e lira etj.

Aranita drejton një projekt, që ka të bëjë me skanimin e institucioneve buxhetore përmes të dhënave.

“Tregu në përgjithësi ofron një punë jo shumë stabël, një punë që nuk është e rregulluar me pagë apo orare fikse. Nga ana tjetër, puna në shtet është një mundësi për të krijuar pasuri dhe influencë. Kemi edhe një kategori pak dembelë, e ka sektor në shtet që mendohet se mund të vegjetohet”, tha Arianita Brahaj, Open Data Albania.

Aranita, ish gazetare, ka punuar edhe në shtet edhe në privat.

“Për mua eksperienca më e mirë e punës është ajo që kam punuar në dy televizione shqiptare, nëse do isha serish 20 vjeçe do provoja serish atë lloj tregu”, tha Arianita Brahaj, Open Data Albania.

Top Channel