“S’ka prova”, i dyshuari për grabitjen e Rinasit kërkon lirimin

26/04/2019 13:07

Një nga të arrestuarit për grabitjen në aeroportin e Rinasit kërkon të lihet i lirë, pasi siç pretendon ai, Prokuroria nuk ka prova për ta mbajtur në burg.

Përmes avokatit të tij, Oltion Veseli, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda.

Në ankimimin e depozituar në Apel, Veseli pretendon se vendimi që e la ne burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.

Top Channel