Mjeshtër në punimin e baltës, Vasillaq Kolevica punon me dashuri e delikatesë argjilën duke nxjerrë vepra e krijime pa u lodhur.

Pa dëshirën e tij, në moshë ende të re, Kolevica iu përkushtua poçerisë, por talenti i artistit e shtyu të bente diçka përtej asaj që ofronte punishtja e Korçës.

Mjeshtri prej duarve të tij formëson objekte nga më të ndryshmet, ndërsa nuk kursehet për ta trashëguar këtë profesion edhe tek më të rinjtë.

60-vjeçari e ka nisur zanatin herët, por shumë shpejt iu kthye në një pasion që do ta shoqëronte gjithë jetën. Vjen nga një vend i traditës së poçerisë, i njeh teknikat e hershme, por me punë të jashtëzakonshme ia ka dalë t’i japë dimensione të reja qeramikës artistike.

Top Channel