Gjiri i Majave me famë botërore në ishullin Phi Phi në Tajlandë u mbyll për publikun pasi shkëmbinjtë e saj të bukur me korale u shkatërruan nga anijet. Që nga mbyllja, ekspertët dhe vullnetarët kanë punuar me kujdes duke e kthyer gjirin në lavdinë e tij të mëparshëm.

Ata kanë marrë pjesë të koraleve të ngordhura dhe i kanë vendosur përsëri tek gurët për t’u rritur. Korali fillimisht është ngjitur në një shkëmb me ngjitës të fuqishëm dhe pas  një jave është vënë re se ai ka lulëzuar.  Fotografi suedez Magnus Larsson, i cili ka jetuar në Tajlandë për një dekadë, ka kapur fotot e para të punës që po kryhet në ujërat e pacenuara.

Z., Larsson, 36 vjeç, tha:- “Unë shkova në Gjirin Maja gjatë vitit 2009, ndërsa punoja në një qendër zhytjeje. Gjithmonë e kam dashur bukurinë e gjirit, por kurrë nuk ishte një eksperiencë e këndshme. AI ishte gjithashtu jashtëzakonisht I mbipopulluar. Kur dëgjova për projektin Maja doja të vija dhe ta dokumentoja. Këto janë fotografitë e para të procesit të rehabilitimit të Gjirit të Majas. Si zhytës i përjetshëm, fotograf dhe admirues i jetës detare, është shumë e trishtueshme të shohësh degradimin e koraleve. Jam i lumtur që ato po rikuperohen.

Koralet sigurojnë ushqim dhe strehim për shumë lloje të jetës detare, kështu që kur ato janë të shëndetshme, jeta detare lëvizë dhe lulëzojnë, peshqit e barrierave, polipet dhe breshkat kthehen gjithashtu.  Gjiri  duhet të mbetet i mbyllur për rreth katër vjet që të rimëkëmbet.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel