Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot në Kukës për të folur rreth organizmit të policisë për zgjedhjet vendore.  Nga Kukësi, ministri Lleshaj është pyetur në lidhje me grabitjen e Rinasit, ku tha se grupi pothuajse i shkatërruar tashmë është një grup i cili ka një arkiv shumë negative të pasur aktiviteti kriminal , jo vetëm në Shqipëri, por në Greqi e Kosovë. Ministri nuk dha më shumë detaje, duke thënë se kjo është një çështje në hetim.

“Kjo çështje është në hetim ende megjithëse ka ecur shumë. Unë nuk kam mundësi të ekspozoj detaje që kanë të bëjnë me dosjen e hetimit, por mund t’ju them kaq; që grupi  pothuajse i shkatërruar tashmë është një grup i cili ka një arkivë shumë negative të pasur aktiviteti kriminal , jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, Kosovë.

Një grup i rrezikshëm i cili u arrit, falë punës së shpejtë të vendosur të policisë, pothuajse të shkatërrohet dhe procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të kapjes përfundimtare të autorëve të këtij krimi dhe të anëtarëve të këtij grupi. Nuk bëhet më fjalë për zbardhje, zbardhja është kryer falë një pune vërtetë të shkëlqyer të policisë dhe prokurorisë”, tha.

Më tej zoti Lleshaj tha se priten të tjera arrestime në lidhje me këtë ngjarje.  “Grupi  nuk është shkatërruar plotësisht, përderisa anëtarët e tij nuk janë kapur të gjithë.  Pritet të ketë dhe arrestimet përkatëse. Autorët kryesorë janë arrestuar, por jo të gjithë”, paralajmëroi ai.

Top Channel