Boca Juniors dhe River Plate me stadium të përbashkët. Protesta në Argjentinë

26/04/2019 13:13

Boca Juniors dhe River Plate janë dy nga skuadrat më të famshme në futbollin e Amerikës Latine, madje “The Guardian” e ka renditur këtë ndeshje si një nga gjërat që duhet të provoni para se të vdisni.

Dy ekipet argjentinase njihen për rivalitetin dhe tifozerinë e zjarrtë dhe një ide e fundit i ka shtuar polemikat.

Presidenti i River Plate hodhi idenë për të bashkuar dy gjigantët latinë në një stadium të vetëm. Duke parë problemet e rikonstruksionit të impiantit “Monumental” dhe koston e menaxhimit dhe investimeve, biznesmeni i njohur ka avancuar projektin për të bashkuar ekipin e tij dhe Boca Juniorsin në një çati të vetme.

Por, edhe pse çështja e stadiumit është aktuale edhe te rivalët, tifozët dhe drejtuesit e Boca e refuzojnë në mënyrë plebishitare. Në një sondazh të gazetës “Ole” me 60 mijë pjesëmarrës, 79% e tifozëve në të dy ekipet dolën kundër një stadiumi të vetëm.

Boca nuk pranon të largohet nga tempulli i saj “La Bombonera”, ndërsa të njëjtën gjë pretendon edhe skuadra që ka fituar ndër vite pseudonimin Milionerët.

Top Channel