Bllokohet rruga për Ramën. Ish-deputetët e PD-së në krye të protestuesve në Shkodër

26/04/2019 14:45

Mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Shkodër u prit me protesta dhe bllokim rrugësh.

Për rreth një orë, dy akset hyrëse për në qytet u bllokuan nga anëtarë e simpatizantë të forcave opozitare. Tek ura e “Bahçallëkut”, arteria kryesore për të hyrë dhe për të dalë nga Shkodra, protestuesit me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia, pezulluan lëvizjen e mjeteve duke pretenduar se kryeministri nuk është i mirëpritur.

Me mbërritjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë situata u rendua në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Për të bllokuar ardhjen e kryeministrit, opozita pezulloi qarkullimin e automjeteve edhe tek ura e “Spatharit”, por ndërhyrja e forcave të policisë frenoi protestuesit duke lejuar kalimin e Ramës për në Shkodër.

Top Channel