Kreu i selisë blu Lulzim Basha tha sot se do të shpalosë vizionin e Partisë Demokratike për shëndetësinë, për zgjidhjen e kolapsit në shëndetësi.

“Do kemi mundësinë për një shpalosje të vizonit të PD për shëndetësinë, për zgjidhjen e kolapsit në shëndetësisë. Nuk do futem më detaje teknike, por do  merrem me aspektet e keqmenaxhimin që e kanë sjellë mjekësinë në gjendje kome. Shëndetësia kërkon zgjidhje emergjente. Qëllimi është përmirësimi i shërbimit për qytetarët.

Problemet në shëndetësi nuk lindën sot, dhe shqiptarët sot paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe sistemi sot renditet i fundit në Ballkan. Po përmend këtu indeksin e konsumatorit të shërbimit dhe kujdesit ndaj pacientit, që thotë se  sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Në 3 vitet e fundit Shqipëria ndodhet në sistemin  shëndetësor me të keq në Europë. Treguesit kanë ardhur në përkeqësim prej 2013, në raport me vendet e rajoni”, tha Basha.

Top Channel