Fansat janë mbledhur në teatrin kinez TCL në Hollivud për një garë kostumesh para fundjavës debutuese të “Avengers: Endgame”, që duket se do të thyejë rekordet e arkëtimeve edhe para se të dalë në kinematë amerikane.

“Avengers: Endgame”, filmi që mbyll ciklin e serisë së universit të superheronjve të Marvel, del këtë pasdite në kinematë e botës. Ai përmbledh pjesë nga një projekt 11-vjeçar, i përbërë nga plot 22 filma.

“Avengers: Endgame” drejtohet nga Anthony dhe Joe Ruso, dhe mes protagonistëve janë Robert Downey Jr, Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Scarlett Johansson, Chris Evan, Paul Rudd dhe Brie Larson.

Pas zhvillimeve shkatërruese në “Avengers: Infinity War”, universi është në prag rrënimi për shkak të veprimeve të Thanos-it. Me ndihmën e aleatëve të mbetur, Hakmarrësit duhet të riorganizohen edhe një herë, për të rikthyer rendin në univers, një herë e përgjithmonë, pa u trembur nga pasojat që e gjithë kjo mund të shkaktojë.

Top Channel