Një baba britanik u detyrua të vihet përpara zgjedhjes më të tmerrshme që mund të ketë një prind.

Ai po qëndronte te hoteli Shangri-La me dy fëmijët adoleshentë, Danielin, 19 vjeç, dhe Amelinë, 15.

Pas shpërthimit, ai i pa të dy fëmijët në tokë, dhe nuk dinte kë të nxirrte të parin. Atij iu duk se vajza kishte plagë më të lehta, ndaj vendosi të zbresë djalin të parin, dhe vajzën e la në sallë.

Pasi e zbriti të birin, u përpoq ta çojë në spital, por djali vdiq gjatë rrugës. Më pas mësoi që edhe vajza kishte vdekur në hotel, bashkë me viktimat e tjera.

“Një grua më tha që vajzën do ta mbante ajo. Nuk e keni idenë çfarë tmerri ishte. Nuk dukej asgjë. Mendova se vajza ishte dëmtuar më pak, ndaj mora djalin dhe u përpoqa ta ndihmoj. Fatkeqësisht, të dy vdiqën”, thotë ai.

 

FOTO GALERI
2/10
Pas shpërthimit, ai i pa të dy fëmijët në tokë, dhe nuk dinte kë të nxirrte të parin. Atij iu duk se vajza kishte plagë më të lehta.

Top Channel