Kim Jong un është takuar me Vladimir Putin në takimin e parë mes tyre, gjatë vizitës dy ditore të tij në Rusi. Të dy ata u përshëndetën ngrohtësisht, shtrënguan duart dhe më pas nisën bisedimet në një universitet në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok.

Televizionet treguan Kim që mbërrinte me një limuzinë, para se të takohej me Putinin, që nga ana e tij buzëqeshte pa rezerva. Ky takim vjen dy muaj pas dështimit të samitit të dytë mes liderit koreano verior dhe atij amerikan, Donald trump.

Kim më herët ka përdorur tone imperlative dhe ka lëvduar presidentin rus. “Kam dëgjuar gjëra të mira për vendin dhe doja ta vizitoja prej kohësh” – tha ai të mërkurën pasi kaloi kufirin në Khasan.

“Kanë kaluar shtatë vite që kur unë mora detyrën por nuk kam patur shansin deri më tani të vizitoj Rusinë”, tha ai.

Ai i tha mediave vendase se shpresonte për një vizitë të suksesshme dhe se do të donte të diskutonte me të fokusohej tek programi bërthamor i Koresë së Veriut duke nënvizuar se Rusia do të përpiqej të konsolidonte trendet positive të takimeve mes Trump dhe Kim.

Koreja e veriut po kërkon mbështetje diplomatike në negociatat e saj me SHBA në lidhje me programin e saj bërthamor dhe mbështetje për ekonominë e saj të rënduar nga sanksionet.

Rusia i kundërshton sanksionet e perëndimit, por ashtu si edhe Kina, do të shohë që Koreja e veriut të zbrapset nga përpjekjet e saj bërthamore.

Putin pritet të propozojë mbështetje modeste financiare, pasi Rusia nuk mund t’i shkelë haptazi sanksionet ekonomike dhe e sheh Korenë e Veriut si një investim të pasigurt.

Top Channel