Klubet e Premier League regjistruan një rritje të shpenzimeve për pagat me 15% në sezonin 2017/18 në 2.9 miliardë paundë, duke i dhënë një goditje fitimeve në bilancin financiar edhe pati rritje të të ardhurave.

Është ky përfundimi i dalë nga raporti i Sports Business, group i Deloitte, sipas të cilit kjo rritje e shpenzimeve në pagat e futbollistëve erdhi si pasojë e lëvizjeve në merkaton e transferimeve të lojtarëve gjatë këtij sezoni kur u regjistruan edhe shpenzime prej 1.9 miliardë paundë.

Gjithnjë sipas analizës së Deloitte, të ardhurat e regjistruara nga klubet ishin 4.8 miliardë paundë falë edhe kualifikimit të disa skuadrave në fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që fitimi para tatimit ishte 400 milionë paundë, 100 milionë paundë më pak se një vit më parë.

Një tjetër zë i bilancit të klubeve të Premier League është ai i shpenzimeve për pagat e agjentëve të lojtarëve. Në total janë 260 milionë paundë që janë dhënë në formën e pagesave për agjentët deri në janar të 2019, 49 milionë paundë më shumë se vitin e kaluar, një statistikë kjo që rezulton edhe në dokumentat e Federatës Angleze të Futbollit.

Klubi që ka shpenzuar më shumë në këtë zë është pikërisht Liverpool me 43 milionë paundë të akorduar për agjentët e lojtarëve. Pas “The Reds” vijnë Chelsea dhe Manchester City.

Top Channel