Panairi i poçarisë/ Artizanët ekspozitë para Katedrales Ringjallja e Krishtit

25/04/2019 16:17

Në prag të festës së Pashkës në qytetin e Korçës është çelur Panairi i Poçerisë, një traditë e përvitshme për objekte dhe suvenire që besimtarët i blejnë me shpresën se do t’u sjellin mbarësi.

Tregtaret dhe artizanët korçare i kanë ekspozuar punimet e tyre prej balte dhe qeramike për shitje, në dhjetëra stenda në sheshin para katedrales “Ringjallja e Krishtit”.

Qyteti i Korçës është një nga qytet që shquhet për artin e poçerisë.

Kjo traditë është zhvilluar sidomos gjatë festimit të Pashkëve kur njerëzit blejnë punime balte në kujtim të shpirtit dhe e duke besuar se u sjellin mbarësi në familje.

Top Channel