Në një veprim të rrallë, luftanija franceze kalon përmes ngushticës së Tajvanit

25/04/2019 01:11

Një luftanije franceze kaloi gjatë këtë muaj në ngushticën strategjike të Tajvanit, thanë disa zyrtarë amerikanë për Reuters.

Ata e cilësuan rastin si një udhëtim të rrallë nga një anije e një vendi evropian, që ka gjasa të mirëpritet nga Uashingtoni, por do të rrisë tensionet me Pekinin.

Kalimi është një shenjë se aleatët e SHBA gjithnjë e më shumë po pohojnë lirinë e lundrimit në rrugët ujore ndërkombëtare pranë Kinës. Ky veprim mund të hapte derën për aleatë të tjerë, si Japonia dhe Australia, për të shqyrtuar operacione të ngjashme.

Operacioni francez vjen në mes të tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tajvani është njëra prej një numri në rritje të pikave “të zjarrit” në marrëdhëniet SHBA-Kinë, të cilat përfshijnë gjithashtu një luftë tregtare, sanksione amerikane dhe një pozicion ushtarak gjithnjë e më muskulor të Kinës në Detin e Kinës Jugore, ku Shtetet e Bashkuara gjithashtu kryejnë patrulla.

Dy zyrtarë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një anije ushtarake franceze zhvilloi tranzitin në ujërat e ngushticës midis Kinës dhe Tajvanit, më 6 prill.

Top Channel