Sipërmarrësi kanadez Robert Bezeau ka gjetur një mënyrë vërtet emocionuese për të ripërdorur shishe plastike. I lodhur duke parë plastike kudo, njeriu u zhvendos në Bocas del Toro (Panama) dhe nisi një projekt ambicioz të quajtur “Plastic Bottle Village”.

Qëllimi? Ulja e plastikës në  ambient dhe përdorimi i saj për të bërë banesa.

“Unë dua që bota të kuptojë se ne mund t’i ripërdorim shishet plastike në shumë aplikime të tjera, si izolimi i shtëpive, për të ndërtuar strehimore të përkohshme pas fatkeqësive, apo ndërtesa për kafshët shtëpiake në fermat shtëpiake, madje edhe pishina, kanale bujqësore, depo tregtare, hambare dhe rrugë “, tha Bezeau.

Qëllimi i dytë është rritja e vetëdijes për gjendjen tragjike të planetit tonë dhe rëndësia e reduktimit të mbetjeve plastike.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel