“Mission Impossible” gati të vijë me dy filma të rinj, Tom Cruise mbetet protagonist

25/04/2019 05:12

“Paramount Pictures” e hedh shikimin larg për “Mission Impossible”. Studioja ka kontaktuar regjisorin e “MI: Fallout”, Christopher McQuarrie, që të rikthehet dhe jo për një, por për dy filma të tjerë aksion, me protagonist Tom Cruise.

Filmat e rinj parashikohet që të dalin në vitet 2021 dhe 2022. “Mission: Impossible 7” pritet të dalë në kinema më 23 korrik 2021, disa javë pas “Indiana Jones 5”, të Steven Spielberg.

Ndërsa kapitulli i tetë i sagës është parashikuar për më 5 gusht 2022. Kjo është hera e parë që një prej këtyre filmave do të dalë në këtë muaj.

Tom Cruise do të jetë sërish në rolin e Ethan Hunt në të dy kapitujt pasues. “Mission Impossible” është një sagë që filmin e parë e pati në vitin 1996 dhe vetëm korrikun e kaluar, pari premierën filmi i 6.

Top Channel