Foto ilustruese

Menjëherë pas protestës së opozitës të mbajtur këtë të enjte përmes një aksioni bllokimi të akseve kombëtare, në emisionin “Open” të Eni Vasilit do të jetë e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

E gjitha kjo, për të shpjeguar arsyet se përse opozita vendosi të bllokonte 5 akse nacionale, por edhe për të zbuluar detaje mbi strategjinë në javët e ardhshme, për të arritur objektivin e tyre: rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe plani për zgjedhjet lokale.

Çfarë mendon Monika Kryemadhi për etiketimet e sotme në Parlament të kryeministrit dhe mënyrën si po bën opozitë “opozita e re”? Monika Kryemadhi do të jetë në “Open” përballë një paneli analistësh.

Sonte në "Open" në Top Channel nga Eni Vasili

Sonte në "Open" në Top Channel nga Eni Vasili!

Posted by Top Channel on Thursday, April 25, 2019

Top Channel