“Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult ku janë protagonistë.

Fillimisht ekspertët e “Universal Studios” ishin skeptikë, saqë menduan ta publikonin pa shumë bujë, por filmi pati aq shumë sukses, saqë vetëm në SHBA arkëtoi mbi 115 milionë dollarë.

Kur kanë kaluar më tepër se 4 dekada nga premiera e “Blues Brothers”, më poshtë kemi sjellë disa kuriozitete për filmin që bën ende të flitet për të.

FOTO GALERI
1/6
Për ta realizuar, u shkatërruan 103 makina, duke arritur dhe një rekord në atë kohë, që u tejkalua vetëm dy vjet më vonë nga “The Junkman”, (1982), me 300 makina, i cili e mbajti deri në vitin 2003, kur u shfaq “Matrix Reloaded”.

Top Channel