Të paktën 400 minatorë dhe ish-punëtorë minierash kanë kërkuar ndihmë pranë Spitalit të Bulqizës vitin e fundit.

Sipas mjekëve, shkak për sëmundjet kronike bëhet pluhuri dhe lagështira në punë dhe mungesa e ajrosjes.

Naim Keta, ish-minator, gjendet i shtruar në Spitalin e Bulqizës dhe thotë se puna e vështirë që ka bërë i ka lënë pasoja në shëndetin e tij.

Sipas mjekut specialist Fatos Hoxha, grupmoshat më të prekura nga sëmundjet kronike janë më së shumti minatorë 45 deri në 55 vjeç, të cilët vujanë nga sëmundje pulmonare dhe reamutizmale, por ka edhe të rinj.

Shumë prej njerëzve të galerive i drejtohen Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Top Channel