Një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) është shpëtuar nga anija “Butrinti” e Forcës Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit.

Gomonia ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Frontex.

Emigrantët janë marrë nga Roja Bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimin drejt portit të Ceshmes.

Top Channel