Seriali më i ndjekur i “HBO”-së, “Game of Thrones” është drejt fundit dhe sytë e fansave janë të përqendruar te ekrani, por edhe në internet, për të rrëmuar për informacione më shumë mbi personazhet dhe aktorët.

“TMZ”-ja publikoi disa foto të prapaskenës së xhirimeve, ku aktorët dalin disi nga roli dhe janë thjesht vetvetja.

“Game Of Thrones” e pati premierën më 17 Prill 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa që prej 14 prillit të këtij viti, ka filluar sezoni i tetë dhe final.

Ky serial ka arkëtuar shifra stratosferike, ndërsa bashkë me filmin, është rritur shumë edhe fama e aktorëve protagonistë të tij.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel