Negociatat me opozitën e re, Kuvendi ndryshon “formulën” e Reformës Zgjedhore

24/04/2019 13:55

Mësohet se Kuvendi ka ndryshuar formulën për në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga 18 anëtarë, bëhet e ditur se komisioni i Reformës Zgjedhore do të bëhet me 10 anëtarë.

Partia Socialiste do të përfaqësohet nga Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anetaret e opozites do të jenë Myslym Murrizi Andi Permeti dhe Korab Lita.

Ndryshimet do të miratohen nesër në seancën plenare. Afati i Komisionit do të shtyhet deri në datë 28 nëntor, ku përfshihet të vendoset edhe ndryshimi i sistemit.

Bashkëkryetar bëhet e ditur se do të jetë Damian Gjiknuri dhe Korab Lita, si dhe pritet edhe ‘vëzhguesi’ nga PD.

Top Channel