Për herë të parë në futbollin shqiptar krijohet skuadra përfaqësuese për moshat U18, e përkthyer ndryshe për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

Një skuadër ku përfshihen futbollistë të lindur në vitin 2002 dhe për trajnerin Nevil Dede, i cili aktualisht është edhe trajneri i kombëtares U19, duhet kohë që të krijohet në skuadër solide. Gjithsesi synimi i saj është që të krijohet një grup i tillë lojtarësh për të furnizuar skuadrat e tjera të Kombëtares.

Pasditen e së martës, kombëtarja shqiptare e U18 zhvilloi një ndeshje miqësore me atë të Maqedonisë së Veriut e përfunduar me barazimin 2-2 dhe për Nevil Deden paraqitja e tyre ishte e kënaqshme.

Kombëtarja shqiptare e 18-vjeçarëve do të luajë një tjetër ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut, në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit.

Top Channel