I arratisuri mërzitet së jetuari te ishulli tropikal, dorëzohet në polici

24/04/2019 20:33

Një 64-vjeçar kishte 10 vite që u fshihej autoriteteve austriake në një destinacion pushimesh, në Kanarie të Spanjës.

Por ai thotë që u mërzit së jetuari në ishujt plot diell, ndaj vendosi të dorëzohej.

“Tenerifet nuk janë më si dikur”,  i kishte thënë ai policisë në Salzburg, ishullin më të madh të arkipelagut, pasi hyri në rajon me vetëm dy valixhe nga pas.

Policia konfirmoi që ai ishte vërtet një i arratisur nga burgjet austriake më shumë se 10 vite më parë, dhe kreu arrestimin.

Top Channel