Një ish-oficer i SWAT nga Gjeorgjia thotë se një zog kolibër që e shpëtoi katër vjet më parë, kthehet çdo pranverë për ta takuar si shenjë mirënjohje.

Mike Cardenaz e quan krijesën e vogël Buzz.  Pasi  vuri re se kishte thyer krahët dhe nuk ishte në gjendje të fluturonte, burri i kujdes për atë sikur të ishte një fëmijë. “Disa prej pendëve të tij në krahë u dëmtuan dhe ai nuk mund fluturonte”, tha ish-oficeri.

Teksa u sigurua se zogu ishte rihidratuar dhe mori ushqimin e nevojshëm, burri i siguroi një strehës të sigurt. Shumë shpejt Buzz u shërua dhe fluturoi nga ballkoni. “U dashen 8 javë që ai të merrte veten dhe u bë si pjesë familjes. Fillimisht fluturonte rreth oborrit dhe kthehej kur lodhej sepse kjo ishte zona e tij e rehatisë derisa më në fund u largua përfundimisht”, tregon Cardenaz. Tashmë zogu kthehet çdo pranverë për tu takuar me shpëtimtarin e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel