“Top Story”, pasi ka siguruar një hormon për pjekjen e parakoshme të domateve, ka udhëtuar drejt një fshati ku banorët kultivojnë domate në sera, për eksport.

Këto sera janë krijuar nga banorët, të mbështetur nga finacimet holandeze. Duke qenë se këto domate janë të destinuara për eksport, niveli i pesticideve dhe hormoneve që përdoren është brenda standardeve që parashikon Bashkimi Europian.

Fidanët e domates në serën e vizituar janë “Matias” dhe janë farë holandeze. Në praninë e një agronomi, ne realizuam nxjerrjen e 3 fidanëve me rrënjë dhe mbielljen e e tyre në vazo.

Këto 3 fidanë udhëtuan në Tiranë për t’u bërë pjesë e një eksperimenti për pjekjen e parakohshme të domateve. Ditën e parë nuk përdorëm hormonin që kemi siguruar dhe i lamë bimët të qeta, që të rigjeneroheshin.

Ndërkohë, ditën e dytë kemi përzier hormonin rritës “Ethiomex” me një ushqyes të quajtur “Sprinter-K”. Më pas është lyer sipërfaqja e domates me copë dhe është lënë në një vend me diell. Qëllimi i këtij hormoni është përshpejtimi në mënyrë artificiale i pjekjes së domates.

Për dy ditë rresht është lyer domatja me hormonin për pjekje dhe…domatet nisën të skuqen. Ne menduam që të vijojmë edhe me një fazë të dytë të lyerjes së domates, për të garantuar një pjekje sa më të shpejtë.

Preparati tjetër i përdorur gjatë këtij eksperimenti është një ushqyes i cili përdoret nga fermerët për të garantuar fortësinë, si dhe shkëlqimin e domates.

Në më pak se një javë, kokrrat e domates janë pjekur nga lyerja me hormonin e përdorur. Këtë truk e përdorin shumë fermerë, të cilët duan që të nxjerrin sa më parë në treg prodhimet e tyre. Mungesa e kontrolleve nga instancat përgjegjëse, për sasinë e përdorimit të hormoneve dhe pesticideve, si dhe çmimet e larta me të cilat tregtohen perimet jashtë stinës, kanë bërë që fermerët t’i përdorin ato pa kriter.

Eksperimenti në Top Story/ Ja si skuqen domatet me hormonin e dëmshëm EthomexTops Story pasi ka siguruar një hormon për pjekjen e parakoshme të domateve ka udhëtuar drejt një fshati, ku banorët aty kultivojnë domate në sera për eksport.Këto sera janë krijuar nga banorët të mbështetur nga finacimet hollandeze. Duke qënë se këto domate janë të destinuara për eksport niveli i pesticideve dhe hormoneve që përdoren. është brenda standareve që parashikon Bashkimi Europian.Fidanët e domates që shihni në këtë serë janë “Matias” dhe janë farë hollandeze. Në praninë e një agronomi, ne realizuam nxjerrjen e tre fidanëve me rrënjë dhe mbielljene e tyre në vazo.Këto tre fidanë do të udhëtojnë në Tiranë për tu bërë pjesë e një eksperimenti për pjekjen e parakohshme të domateve.Ditën e parë nuk përdorëm hormonin që kemi siguruar dhe i lamë bimët të qeta, që të rigjeneroheshin. Ndërkohë, ditën e dytë, kemi përzier hormonin rritës Ethiomex me një ushqyes të quajtur Sprinter-K. Më pas është lyer sipërfaqja e domates me copë dhe është lënë në një vend me diell. Qëllimi i këtij hormoni, është përshpejtimi në mënyrë artificiale i pjekjes së domates. Për dy ditë rresht është lyer domatja me hormonin për pjekje. Siç jeni duke e parë, domatet kanë nisur që të skuqen. Ne menduam që të vijojmë edhe me një fazë të dytë të lyerjes së domates, për garantuar një pjekje sa më të shpejtë.Preparati tjetër i përdorur gjatë këtij eksperimeneti është një ushqyes i cili përdoret nga fermerët për të garantuar fortësin si dhe shkëlqimin e domates.Në më pak se një javë kokrrat e domates janë pjekur nga lyerja me hormonin e përdorur. Këtë truk e përdorin shumë fermerë të cilët duan që të nxjerrin sa më parë në treg prodhimet e tyre. Mungesa e kontrolleve nga instancat përgjegjëse për sasinë e përdorimit të hormoneve dhe pesticideve, si dhe çmimet e larta me të cilat tregtohen perimet jashtë stinës, kanë bërë që fermerët ti përdorin ato pa kriter.

Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 24, 2019

Top Channel