Sot u zhvillua seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.

Seanca për masën u mbajt në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin.

Për Oltjon Veselin, Saimir Çelën dhe Reinaldo Sulan u dha masa e sigurisë arrest me burg.

Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor.

Mësohet se tre të gjykuarit sot kanë mohuar përfshirjen në grabitje, pretendime që bien ndesh me dëshmitë e Alkond Bengasit, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë.

Të njëjtat burime treguan se Bengasi, që është gjithashtu kushëriri i Çalës, por edhe shoku i tij, ka dhënë emrat e 9 bashkëpunëtorëve. Por, burimet tregohen mjaft të rezervuara për shkak se hetimet vazhdojnë intensivisht, ashtu siç edhe ndodhi gjatë ditës kur prokurorët sapo kanë përfunduar masën e sigurisë janë larguar bashkë me oficerët e Policisë Gjyqësore për të kryer kqyrje në disa objekte, të cilat po kontrollohen.

Pjesë e grupit është edhe një femër, e identifikuar si E. Bici, 31-vjeçe. Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve. Burime për Top Chanbel bëjnë me dije se ajo ka qenë edhe efektive policie deri pak kohë më parë.

Top Channel