Banorëve të Ballshit shumë shpejt do t’u rikthehet kinemaja.

Vetëm pak ditë më parë ka filluar puna për rikonstruksionin e të vetmes kinema që ka qyteti. 30 milionë lekë do të kushtojë rikonstruksioni i ndërtesës ekzistuese të kinemasë, ndërsa për pajisjet do të investohen 7 milionë lekë.

Fondi prej 37 milionë lekësh është i gjithi investim nga buxheti i Bashkisë Mallakastër.

Banorët thonë se në qytetin e Ballshit mungojnë mjediset argëtuese.

Në sallën e kinemasë organizohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe politike. Punimet për rikonstruksionin pritet të përfundojnë në verë.

Përveç rikonstruksionit të kinemasë, projektet bashkiake parashikojnë investime për gjelbërimin e shesheve të qytetit.

Top Channel