Atletico Madrid shtyn edhe me disa ditë festën e titullit të Barcelonës dhe në të njëjtën kohë pakëson shanset e Valencias për ta mbyllur kampionatin në vendin e 4-t, duke i dhënë një asist skuadrës tjetër madrilene Getafes.

Në Wanda Metropolitano, skuadra e Simeones mposhti 3-2 Valencian në sfidën e vlefshme për javën e 34-t duke e shkurtuar sërish në -9 pikë diferencën me Barçën kryesuese, megjithatë blaugranave u mjafton të triumfojnë në fundjavë ndaj Levantes për të fituar zyrtarisht titullin.

Alvaro Morata i dha fillimisht avantazhin Atleticos ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 falë rrjetës së ish të madh të sfidës Kevin Gameiro.

Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Griezmann kaloi sërish në epërsi Los Colchoneros por në të 77-ën Dani Parejo kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga miqtë, por baraspesha zgjati pak pasi 4 minuta më vonë Angel Correa i dha fitoren me golin e 3-2 Atleticos së Madridit.

Top Channel