Wake Up/ Pedagogia, Sula: E drejta e autorit shkelet që nga auditorët e universiteteve

23/04/2019 12:21

Intelektualë, njerëz të letrave, shkrimtarë, përkthyes, bëhen gjithë bashkë në Ditë Botërore të Librit dhe e së Drejtës së Autorit për të diskutuar për librin dhe jo vetëm.

E ftuar në “Wake Up”, pedagogia e Fakultetit të Histori- Filologjisë Lili Sula tha se shqiptarët po i largohen librit, por ky është një shqetësim në të gjithë botën. Ndërsa respektimi i së drejtës së autorit, është një nga problemet më të mëdha që nis që në auditorët e universiteteve.

Top Channel