Ka shkuar në 5 numri i personave të arrestuar si të dyshuar të përfshirë në grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë 32-vjeçari i identifikuar si E. Pikli, nga Kruja.

Ai u arrestua mbrëmë në mesnatë, në areoportin e Rinasit, ku u deportua nga Bullgaria, ndërsa rezulton pa rekorde kriminale.

Top Channel