Linda Hamilton do të jetë sërish Sarah Connor në “Terminator: Dark Fate” dhe për aktoren ky film është rikthyer në formën e mëparshme.

Javën e kaluar në “CinemaCon” u publikua një trailer dhe ata që e panë mendojnë se do të jetë një film fantastik.

Po në të njëjtën mendje është edhe Hamilton. Edhe pse nuk e ka parë montazhin final, është shumë krenare për punën e bërë dhe i cilësoi filmat e tjerë pas “Terminator 2: Judgment Day”, “të harrueshëm”.

Filmat pas kapitullit të dytë nuk janë pranuar asnjëherë nga fansat, morën kritika të forta dhe pak arkëtime.

Tani me Linda Hamilton, Arnold Schwarzenegger e James Cameron me sa duket gjërat kanë marrë rrugën e drejtë dhe Hamilton e konsideron këtë film “rikthim në origjinë”:

“E pranova ofertën për të qenë pjesë e filmit pa e lexuar skenarin. Është një akt besnikërie. Ishte James Cameron që më bindi të merrja pjesë dhe tani jam shumë e lumtur për vendimin e marrë”.

Top Channel