Sot kemi vizituar Llëngën, fshat që ndodhet në malësitë e Pogradecit. Në zonën Mokër-Gorë në kufi me Korçën ka patur një popullsi që fliste dikur një idiomë latine (vllahofone), dhe kjo me sa duket, mbasi ajo ka qenë në buzë të trasesë së rrugës së dikurshme Egnatia që ravijëzuan në Ballkan, romakët.

Fragmente të kësaj rruge gjenden sot, në ura e Golikut, në Proptisht ura e Tereziut, ura në Luginën e Llëngës dhe ura e Niçës (një tjetër fshat ky vllahofon i asaj zone), duken në Bërzeshtë dhe Xhyrë të Librazhdit, e më tej në Elbasan e deri në Durrës. Në Llëngë kjo rrugë duket qartë tek shenjat e mbetura, siç janë gurët e mëdhenj që gjenden në Grykën e Llëngës, pranë Luginës së lumit Shkumbin.

Ndalesa e parë u bë në  veri të Llëngës, në  kishë dhe manastirin e  Shën Marenës por edhe në  shpellën me të njëjtin emër. Një ndër arsyet pse duhet të vizitoni këtë zonë është kanioni i Llëngës, me një bukuri të rrallë, me shpate mali që bien thikë në një lartësi rreth 50-60 m mbi hullinë e kanionit.

Gjatë vizitës tonë na shoqëroi mësuesi  Eljo Miti, i cili është njohës i historisë dhe kulturës së njerëzve të këtij fshati.

Top Channel