Pas një viti do të kemi më shumë se një milionë makina tërësisht autonome. Kjo konfirmohet nga Elon Musk, që ka ngritur siparin e një mikroçipi të ri tek i cili Tesla mbështetet për makinat pa shofer, më asnjë qenie njerëzore të gatshme për të ndërhyrë në rast emergjence.

Lajmi është një mundësi për Elon Musk, për të rrëzuar teknologjinë radar Lidar, që përdoret nga rivalët në zhvillimin e makinave autonome. Miliarderi vizionar, duhet sidoqoftë të prezantojë së shpejti teknologjinë që do ti mundësojë Teslës hapin e madh, por analistët mbeten skeptikë.

Nga njëra anë, Musk i ka ngopur me premtime të pa mbajtura dhe nga ana tjetër ekziston edhe dyshimi se teknologjia e re, edhe pse e avancuar, nuk është ende në gjendje të bëjë që një makinë të drejtohet tërësisht nga një robot, pa një qenie njerëzore afër timonit, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Top Channel