Meta takon Zv/Presidentin e PE: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE

23/04/2019 18:13

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Europian dhe eurodeputetin e Lëvizjes 5 Yjet, Fabio Massimo Castaldo.

Meta, ndrsa falënderoi Castaldo për angazhimin e tij lidhur me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, shprehu mirënjohje edhe për atë që e cilësoi mbështetje të fortë në procesin e integrimit ët vendit në BE.

Nga ana tjetër, zv/Presidenti i PE, Castaldo e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për mbështetjen e tij dhe të Italisë në këtë proces.

Top Channel