Juventusi konfirmoi dominimin absolut në kampionatin italian, teksa 5 javë nga fundi siguroi edhe matematikisht titullin e tetë radhazi kampion, një rekord më vete ky për kampionatet më të forta europiane.

Megjithatë në një anketë të hapur për tifozët bardhezi, ku duhet të përzgjidhnin më të mirët që kanë luajtur me Juventusin gjatë këtyre 8 sezoneve, rezultati ka qenë disi befasues.

Kjo pasi nga skuadra aktuale e Juventusit, janë përfshirë në formacionin më të votuar vetëm Cristiano Ronaldo, Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, një sinjal ky që tifozët besojnë se në vitet e kaluara kanë pasur ekip më të mirë.

Gjithashtu trajner është preferuar Massimiliano Allegri, përpara Antonio Contes, kjo edhe për faktin se i pari ka fituar 5 nga 8 titujt radhazi, ndërsa skema që kanë votuar më shumë tifozë, ka qenë ajo 4-3-3.

Formacioni: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez. Trajner: Allegri.

FOTO GALERI
1/12
Gigi Buffon

Top Channel