Edhe kreu i LZHK-s, Dashamir Shehi pas pak firmosjes së marrëveshjes me PD dhe aleatët e tjerë ka për mediat, ku është shprehur se harku opozitar po zgjerohet çdo ditë.

“Kjo është thelbi i marrëveshjes. E rëndësishme është që harku opozitar po zgjerohet me parti, me njerëz dhe me ide që na ka munguar me kohë. Ne urojmë që kushdo që merr në betejën si opozitarë, kush merr pjesë si fasadë e qeverisë, nuk ka vlerë. Nga kjo pikëpamje do regjistrohen këta të tjerë. Po regjistrohen partitë një ditë para se të regjistrohet lista. Kolegët që futen në parti të bëjnë opozitarin.

Është rishkruar që do rishkruhet dhe reforma që mendojmë ne është 360 gradë. Sigurisht sistemi kushtetues duhet të balancojmë pushtetet, dhe në një farë mënyre këto janë këmbët që e mbajnë këtë marrëveshje. Kufizim mandatesh dhe luftë definitive grupeve të armatosura financiare. Qytetari ka mbetur vetëm, duke mbetur vetëm është i trishtuar dhe merr valixhen dhe ikën jashtë.”- u shpreh Shehi.

Top Channel