Media e Koresë së Veriut thanë të martën se kreu i vendit Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të prillit”. Kim “së shpejti do të bëjë një vizitë në Rusi me ftesën” e presidentit Vladimir Putin, tha shërbimi zyrtar i lajmeve i KCNA i Koresë së Veriut.

Njoftimi erdhi pasi Koreja e Veriut shprehu kritika ndaj Shteteve të Bashkuara mbi negociatat e bllokuara rreth raketave bërthamore. Ndërsa Kina konsiderohet si aleati më i afërt i Koresë së Veriut, Moska gëzon gjithashtu marrëdhënie të mira me Phenianin. Është bërë spekulim se Putin mund të takojë Kim në qytetin lindor të Vladivostok, si një ndalesë në rrugën e tij drejt një konference në Kinë.

Një zyrtar i Koresë së Jugut tha për agjencinë e lajmeve DPA se Seuli e mirëpriti vizitën, të cilën e kuptoi si pjesë e procesit për të denuklarizimin e Gadishullit Korean.

Ndërsa Rusia po kërkon qasje më të gjerë në burimet minerare të Koresë së Veriut, duke përfshirë metale të rralla, Koreja e Veriut po kërkon qasje në furnizimin me energji elektrike nga Rusia dhe investime në infrastrukturë.

Top Channel