Milan, Inter, Roma dhe Paris Saint Germain janë 4 skuadrat që kanë kërkuar informacion zyrtar për transferimin e mbrojtësit të Fiorentinës, Cristian Biraghi.

I rritur në akademinë e Interit, mbrojtësi i majtë po bën mjaft mirë me klubin vjollcë dhe ka merituar edhe thirrjen e Mancinit në kombëtaren italiane.

Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar kushton rreth 10 milionë euro dhe ka eksperiencën e duhur për të përballuar sfida të mëdha, ndaj shihet si një mundësi e artë që ofron merkatoja.

Top Channel