Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini ka reaguar pas arrestimit të Bledar Ibrahimit në Elbasan.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane nën dyshimin e veprave terroriste.

Në një postim në Facebook, Salvini ndër të tjera ka falënderuar policinë shqiptare për arrestimin, ndërsa shton se nuk ka lëshim ndaj kriminelëve.

Postimi i Mateo Salvinit:

Bledar Ibrahimi 28 vjeç u arrestua në Shqipëri, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar.

Në shtëpinë e tij në Milano janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmë të kontakteve me fundamentalistët islamikë dhe dokumente e video që lavdëronin xhihadin islamik.

Hetuesit dhe policia jonë ka bërë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu falënderoj policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë.

Top Channel