Julien’s Auction në Beverly Hills po përgatitet për një event të rëndësishëm siç është ajo e nxjerrjes në ankand të materialeve me vlera sportive, ngjarje kjo që nuk i lë aspak indiferentë koleksionistët që do të kërkojnë të vënë në zotërim të tyre këto materiale që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit.

Do të jenë 300 lloj materialesh që i përkasin botës së futbollit evropian, baseballit apo edhe boksit. Në ankand figuron medalja e artë e Botërorit të vitit 2002 që kap një vlerë deri në 60 mijë USD si dhe ajo e Kupës së botës së vitit 1930 me vlerë 30-40 mijë USD

Futbolli modern nuk mund të mungojë në këtë ankand. Admiruesit e Lionel Messit do të kenë mundësi që të blejnë fanellën e tij me përfaqësuesen e Argjentinës apo edhe këpucët me të cilat ai shënoi golin e tij të 500 në karrierë. Ndërsa ata që preferojnë Cristiano Ronaldon do të kenë mundësi që të tentojnë blerjen e këpucëve që ylli portugez përdori në ndeshjen e tij të parë me Realin e Madridit

Franca nuk mungon në ankandin e Julien’s Auction. Në shitje do të jetë fanella e Zinedine Zidane e veshur në sfidën me Anglinë në vitin 2004. Legjenda e futbollit Pele padyshim që është në këtë ankand,  me vlera që në të vërtetë ka vendosur të ekspozojë fanellën  si dhe pasaportën e tij. Po kështu në këtë ankand që do të zhvillohet në 25 prill do të dalin edhe pishtari olimpik i mbajtur nga Mohammad Ali përpara Lojërave Olimpike të 1996 në Atlantës dhe xhaketa e Ferrarit e Michael Schumacher

Top Channel