Duke nisur nga dita e nesërme në 23 prill, për katër ditë rresht, Tirana do të presë artistë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga SHBA, Rusia, Austria, Italia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Hungaria, Spanja, Kosova, Serbia.

Emra të njohur instrumentistësh që interpretojnë në skena botërore, do të jenë pjesë e edicionit të IV të “International Albanian Brass Festival”, ose si njihet Festivali i Tunxhit.

Festivali, nuk do të jetë thjesht një aktivitet artistik për tu shijuar, por ai do të shërbejë për një ndarje eksperiencash mes artistëve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Top Channel