25 vjeçarja pati një lindje cezariane dhe menjëherë pas operacionit pësoi atak kardiak. Familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë në dhënien e shërbimit pasi sipas tyre mjeku kardiolog u paraqit shumë vonë.

Burime zyrtare nga spitali i Elbasanit bëjnë me dije se diagnoza e 25 vjeçares Rexhina Debrova është soferencë fetale progrediente.

25 vjeçarja ishte paraqitur në maternitet në javën e 42 të shtatzënisë, sipas mjekëve 2 javë me vonesë.

Edhe pse operacioni ka shkuar shumë mirë, menjëherë pas daljes nga salla, pacientja ka pësuar “suspect trombeoli pulmonare” e ashtuquajtur infarkt mushkërie.

Autopsia do të zbardhë më tej shkaqet vdekjes së 25 vjeçares.

Top Channel