Një i ri, i akuzuar për trafik armësh e municioneve dhe drogë,  është arrestuar paraditen e sotme nga Policia e Durrësit dhe ajo e Pogradecit. Në pranga ka rënë shtetasi i shpallur në kërkim J.P.,25 vjeç, banues në Pogradec.

Pogradecari është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Vazhdimësia”. Ndaj tij Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i armëve dhe municioneve” ,”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel