Gazetari i Top Channel Denis Dyrnjaja ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme në emision ‘Open’ teksa flitej për mundësinë e futjes së opozitës në zgjedhje.

Teksa kishe përballë ish-presidentin Bujar Nishani, Dyrnjaja u shpreh se ai kishte informacione se LSI do të rregjistrohet dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

‘Kam informacion se LSI do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit’, tha gazetari, ndërkohë që Nishani nguroi të fliste, duke thënë se nuk mund të shprehej në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por se asnjë nga partitë reale opozitare nuk do regjistrohen në zgjedhje.

Top Channel