Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj.

Monarkja  me jetëgjatësinë më të madhe në botë, mbushi të dielën 93 vjeçe dhe ajo ka zgjedhur që ta festojë ditëlindjen duke marrë pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor. Mbretëresha u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin Uilliam dhe Harry.

Mësohet se Merghan Markle nuk ka qenë e pranishme për shkak  të gjendjes së saj shëndetësore. Së shpejti Markle pritet që të lindë.

Elizabeth kishte lindur më 21 prill, 1926 ne Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25 vjeçare, ku vazhdon të mbajë titullin prej 67 vjetësh. Në fakt Elizabeth e feston ditëlindjen zyrtare në qershor, që shënohet me paradë të ushtrisë dhe aktivitete të shumta.

Top Channel